DYLON

Hyseni: Gjilani mbetet kryeqytet i volejbollit

Hyseni: Gjilani mbetet kryeqytet i volejbollit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim volejbollistet e Klubit të Volejbollit “Drita”.

Ai ka falënderuar dhe uruar për titullin e Kupës së Kosovës dhe për përfaqësimin dinjitoz të Gjilanit në volejbollin vendës.

EkoHigjiena

Kjo pritje u realizua pas fitores së Klubit të Volejbollit “Drita”, në finale ndaj ekipit “Fer Volley” nga Ferizaj, në konkurrencën e femrave me rezultat 3-2 dhe marrjes së trofeut të Kupës së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Gjilani, Alban Hyseni, tha se kupa mbetet në Gjilan.

“Vashat e KV “Drita” na bënë krenarë sërish. Një përmbysje e jashtëzakonshme në finale për të fituar Kupën e Kosovës për herë të 9-të”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se me 28 trofe në histori, ky ekip dëshmon se Gjilani mbetet kryeqyteti i volejbollit.

“Urime lojtareve, trajnerit Lorik Ilazi dhe gjithë qytetit tonë. Faleminderit për të gjitha emocionet”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.