DYLON

Hyseni: Gjilani mbetet i përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për biznesin

Hyseni: Gjilani mbetet i përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për biznesin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka prit në takim Bajram Fushën, drejtor Ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë.

“Në takim diskutuam për hapat konkretë që do të ndërmarrim për të forcuar lidhjet tona ekonomike dhe për t’u ofruar bizneseve të Gjilanit qasje më të lehtë në tregun slloven dhe atë evropian”, tha Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i komunës theksoi se Gjilani, mbetet i përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për biznesin, duke ndërtuar ura bashkëpunimi që sjellin zhvillim dhe vende të reja pune për qytetarët tanë.

“Faleminderit z.Fusha për vizitën dhe takimin. Vazhdojmë me punë e përkushtim”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.