DYLON

Hyseni: Gjilani do të vazhdojë të mbështesin fuqishëm zhvillimin e vajzave dhe grave në sektorët e teknologjisë dhe inovacionit

Hyseni: Gjilani do të vazhdojë të mbështesin fuqishëm zhvillimin e vajzave dhe grave në sektorët e teknologjisë dhe inovacionit
Avatar photo Redaksia

Është përmbyllur aktiviteti i Javës “Vajzat në ICT 2025”, organizuar nga Qendra e Edukimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë – ProCoders në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Sallën Koncertale të Shkollës së Muzikës në Gjilan.

Në këtë aktivitet, ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe prindërve.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës sē Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kishin kënaqësinë që në Sallën Koncertale të Shkollës së Muzikës të përmbyllim aktivitetin e Javës “Vajzat në ICT 2025”, organizuar nga Qendra e Edukimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë – ProCoders.

“Ishte kënaqësi të shohim kaq shumë vajza të reja të apasionuara pas teknologjisë dhe inovacionit, duke dëgjuar fjalime frymëzuese nga profesioniste të fushës së ICT-së dhe rrëfime suksesi që dëshmojnë fuqinë e përkushtimit dhe ëndrrave të mëdha”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, theksoi se Gjilani do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zhvillimin e vajzave dhe grave në sektorët e teknologjisë dhe inovacionit.

Shpend Nuhiu, drejtori I Arsimit, tha se ishte frymëzim i vërtetë të shohim vajzat tona të motivuara, duke ndjekur rrëfime suksesi dhe duke marrë këshilla nga profesioniste të njohura të sektorit të ICT-së, që dëshmojnë se me përkushtim dhe vizion arrihen rezultate të shkëlqyeshme.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen ndaj vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë dhe inovacionit”, tha Shpend Nuhiu.

Më pas u ndanë mirënjohje për 250 vajza të reja, të cilat me suksese përfunduan trajnimet në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.