DYLON

Hyseni: Gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive

Hyseni: Gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushës së sportit në shkollën fillore “Ramiz Cërrnica” në Gumnishtë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në fshatin Gumnishtë, ku po vazhdon puna për përfundimin e terrenit sportiv, i cili do t’i shërbejë nxënësve dhe komunitetit.

EkoHigjiena

“Ky është terreni i tetë me radhë që po nis punën dhe jemi shumë të lumtur që gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive moderne, apo janë në proces të realizimit të tyre”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se pas përfundimit të hapësirave sportive, do të vijojnë me rregullimin e oborrit dhe më vonë do të realizojnë investime edhe brenda shkollës së Gumnishtës, duke ofruar mundësi më të mira për arsimim dhe aktivitete për nxënësit tanë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.