DYLON

Hyseni falenderon qytetarët, aktivistët si dhe përkrahësit që e votuan në zgjedhjet e  12 tetorit

Hyseni falenderon qytetarët, aktivistët si dhe përkrahësit që e votuan në zgjedhjet e  12 tetorit
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni, që në zgjedhjet e 12 tetorit, ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit, duke e kërkuar mandatin e dytë, përmes një postimi iu është drejtuar qytetarëve të Gjilanit, aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjithë përkrahësve që e votuan atë më datë 12 tetor.

“Falënderoj nga zemra secilin prej jush për mbështetjen e madhe gjatë katër viteve të mandatit tonë të parë, e gjithashtu edhe për një fushatë fantastike, dinjitoze, pa ofendime dhe me shumë takime në çdo lagje e fshat të Gjilanit tonë”, ka thënë Hyseni

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe të gjithë ju përkrahës që na votuat masivisht më datë 12 tetor.

Falënderoj nga zemra secilin prej jush për mbështetjen e madhe gjatë katër viteve të mandatit tonë të parë, e gjithashtu edhe për një fushatë fantastike, dinjitoze, pa ofendime dhe me shumë takime në çdo lagje e fshat të Gjilanit tonë.

Përkrahja e madhe nga qytetarët e vendit tim dhe mërgata që na ka votuar përmes postës, dhe duke ardhur në Kosovë ditën e zgjedhjeve, është nder e përgjegjësi e madhe për mua dhe Lëvizjen.

Punë të mëdha na presin, andaj mobilizimi ynë është fuqia e madhe që ka triumfuar në secilën garë, e me të njëjtin intensitet do të vazhdojmë edhe më tutje BASHKË me secilin prej jush.

Faleminderit nga zemra.

Vazhdojmë BASHKË!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.