DYLON

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve për të garantuar shërbim më cilësor dhe më të afërt me qytetarët

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve për të garantuar shërbim më cilësor dhe më të afërt me qytetarët
Avatar photo Redaksia

Shërbimi i Kujdesit Shtëpiak (Paliativ), i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Komunën e Gjilanit, po vazhdon punën me ofrimin e shërbimeve nëpër shtëpi për pacientët të cilët nuk mund të lëvizin vetë drejt qendrave shëndetësore.

“Tanimë është shtuar edhe numri i mjekëve dhe infermierëve për ofriimn e shërbimeve më cilësore për qytetarët”, thote kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili shtoi se po sjellin pamje nga shërbimi i Kujdesit Shtëpiak (Paliativ), një model i kujdesit që ofrohet në shtëpitë e pacientëve që nuk mund të lëvizin vetë drejt qendrave shëndetësore.

EkoHigjiena

Sipas tij ekipi funksionon nga ora 08:00 deri në 21:00, në tri ndërrime: paradite, pasdite dhe edhe gjatë fundjavës.

“Prej vitit të kaluar është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve për të garantuar shërbim më cilësor dhe më të afërt me qytetarët. Për shëndetësinë që duam”, tha kryetari, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.