DYLON

Hyseni: Epopeja e UÇK-së është kujtesë, nderim dhe përulje para sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë

Hyseni: Epopeja e UÇK-së është kujtesë, nderim dhe përulje para sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë
Avatar photo Redaksia

Për nder të shënimit të ditëve të lavdishme të “Epopesë së UÇK-së”, Komuna e Gjilanit, mban disa aktivitete më 5, 6 dhe 7 mars.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Epopeja e UÇK-së është kujtesë, nderim dhe përulje para sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë.

EkoHigjiena

Ai tregoi se në këto ditë të shënuara të 5, 6 dhe 7 marsit, bashkë kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë.

I pari i Gjilanit, theksoi se lavdia e tyre është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen e Republikës tonë.

“Ftoj qytetarët e Gjilanit të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore sipas agjendës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.