DYLON

Hyseni: Edhe një lajm i mirë për Gjilanin

Hyseni: Edhe një lajm i mirë për Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është shqyrtuar e miratuar propozim-vendimi preliminar për shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilët preken nga realizimi i projektit ndërtimi i qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës nacionale M25. II dhe M25. III deri te autoudha R7.1 (Velekincë- Livoçi i Ulët dhe i Epërm).

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e Qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe tash po vazhdohet edhe me procesin e shpronësimit të pronave të paluajtshme të prekura nga projekti.

EkoHigjiena

“Për dallim nga e kaluara, ku rrugët janë ndërtuar pa shpronësim dhe pa respektuar të gjitha procedurat, tani po i bëjmë punët me rend e në mënyrë ligjore: njëherë shpronësimi i pronave dhe pastaj fillimi i punimeve. Kjo është mënyra e duhur për të garantuar drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë”, tha Alban Hyseni..

I pari i Gjilanit, falënderoi ministrin e Mjedisit, Liburn Aliun dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për mbështetjen e vazhdueshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.