DYLON

Hyseni: Edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit

Hyseni: Edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdon shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese e parqeve në qytetin e Gjilanit. Së shpejti secila lagje do të ketë hapësirë gjelbëruese, ku qytetarët mund të relaksohen”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai theksoi se së shpejti, edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit, duke e çuar në 12 numrin total të parqeve të ndërtuara në vetëm katër vite.

EkoHigjiena

 “Në të njëjtën periudhë janë ndërtuar 15 terrene sportive e gjithsej 21 kënde lojërash”, tha Alban Hyseni.

 Kryetari i Gjilanit, theksoi se marrëveshja me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, tashmë është nënshkruar dhe shumë shpejt çdo lagje e qytetit do të ketë hapësirën e saj për pushim, argëtim dhe qetësi.

Hyseni ka ndarë edhe disa foto ku sipas tij, mund të shihen vizualizimet se si do të transformohen këto hapësira që i rikthehen qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.