DYLON

Hyseni: Edhe 3 milionë euro për ndërtimin e rrugëve në Gjilan

Hyseni: Edhe 3 milionë euro për ndërtimin e rrugëve në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, për realizimin e projekteve infrastrukturore në vlerë prej 3 milionë eurove.

“Nënshkruam marrëveshje me MMPHI-në  për projekte infrastrukturore në qytetin tonë në vlerë prej rreth 3 milionë euro”, tha Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i komunës, tregoi se marrëveshja përfshin ndërtimin e rrugëve kryesore në Gjilan: rreth rrotullimi në udhëkryqin e qarkores dhe rrugës së Prishtinës,  në lagjen Arbëria, në lagjen e Zabelit të Sahit Agës, rruga “Haki Myderizi” (ish posta e vogël deri në dalje të rrugës qarkore), rruga “Avdullah Presheva” (nga xhamia e medresesë deri në dalje të rrugës qarkore), rruga “Pajazit Ahmeti” (rikonstruimi i rrugës aktuale) dhe rruga “Vëllezërit Frashëri dhe Fatmir Ibishi” (në lagjen Dheu i Bardhë).

“Zona urbane po merr formë e frymë. Po rindërtohet e po ri formësohet infrastruktura e qytetit tonë”, tha kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.