DYLON

Hyseni e Kurti do ta bëjnë sot prezantimin e projektit “Bulevardi i Qytetit”

Hyseni e Kurti do ta bëjnë sot prezantimin e projektit “Bulevardi i Qytetit”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, përmes Zyrës për Informim ka bërë me dije e sot do të bëhet prezantimi i projektit të “Bulevardit të Qytetit” në vlerë prej 18 milionë euro. Në njoftim bëhet e ditur se në këtë ceremoni pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të jetë prezent edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Referuar kësaj ceremonie, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se po e nisin mbarë këtë javë e këtë muaj, me një ditë të madhe për qytetin tonë.

EkoHigjiena

“Sot fillojmë projektin më të madh kapital të Komunës së Gjilanit, Bulevardin e Qytetit, me vlerë 18 milionë €. Në të njëjtën kohë nisin edhe 6 projekte të tjera të rëndësishme, me investim prej 3.3 milionë €, që do t’i japin Gjilanit një zhvillim të ri”, ka thënë i pari i Komunës, Alban Hyseni.

Edhe ai bëri me dije se në këtë ngjarje  që e cilësoi si madhore do të jetë prezent edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Secilin projekt po e bëjmë realitet, e bashkë me të edhe ndryshimin e madh për Gjilanin që duam”, ka thënë  i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.