DYLON

Hyseni: Duke nderuar dëshmorët e martirët e luftës, kujtojmë përgjithmonë historinë

Hyseni: Duke nderuar dëshmorët e martirët e luftës, kujtojmë përgjithmonë historinë
Avatar photo Redaksia

Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Po ashtu u mbajt edhe tubim përkujtimor për dëshmorin, mësuesin dhe luftëtarin Njazi Osmani në Kishnapole.

EkoHigjiena

Homazhet kanë vazhduar edhe te lapidari në Zhegoc.

Aktivitetet vazhduan me akademinë përkujtimore dhe zbulimin e Portës së Monumentit të Heronjve në Gjilan.

“Në nder të një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit, kemi nderuar 25 ushtarë të UÇK-së dhe 22 civilët e rënë në altarin e lirisë, të cilët kishin qëndruar heroikisht në datën 15 të muajit prill”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, më tej shtoi se duke nderuar dëshmorët e martirët e luftës, ne kujtojmë përgjithmonë historinë tonë të lavdishme.

“Ky rikujtim na shërben të sigurohemi që e kaluara jonë, e cila është larë me gjak, të mos përsëritet më. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri”, tha Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.