DYLON

Hyseni: Drita dhe Gjilani po na përfaqësojnë denjësisht, e domosdoshme zgjidhja e çështjes së stadiumit

Hyseni: Drita dhe Gjilani po na përfaqësojnë denjësisht, e domosdoshme zgjidhja e çështjes së stadiumit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në profilin e tij në facebook se” “Duke i përcjellë ndeshjet e dy ekipeve me të cilat krenohet qyteti jonë, është e dukshme që ne nuk e meritojmë gjendjen në të cilën ndodhet stadiumi i qytetit”.

Sipas të parit të Komunës së Gjilanit, Drita dhe Gjilani po na përfaqësojnë denjësisht, andaj është e domosdoshme zgjidhja e çështjes së stadiumit.

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë

Këtë fundjavë, vendosa t’ia dedikoj sportit dhe në veçanti ndjekjes së ndeshjeve të ekipeve të qytetit tonë: Gjilanit dhe Dritës. Fitoret e tyre respektivisht kundër Ballkani F.c dhe KF Ulpianës, i siguruan dy vendet e para në Superligë, në mbarim të dy fazave të kampionatit.

Duke i përcjellë ndeshjet e dy ekipeve me të cilat krenohet qyteti jonë, është e dukshme që ne nuk e meritojmë gjendjen në të cilën ndodhet stadiumi i qytetit. Drita dhe Gjilani po na përfaqësojnë denjësisht, andaj është e domosdoshme zgjidhja e çështjes së stadiumit.

Për këtë, gjatë javës në vijim, kam vendosur të pres në takim përfaqësuesit e klubeve dhe tifozëve për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Kjo problematikë do gjejë zgjidhje, e skuadrat e qytetit të Gjilanit do mund të luajnë në kushte dinjitoze, për të na përfaqësuar pastaj dhe denjësisht në kupat evropiane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.