DYLON

Hyseni: Drejt përgatitjes së kuadrove të aftë për tregun e punës

Hyseni: Drejt përgatitjes së kuadrove të aftë për tregun e punës
Avatar photo Redaksia

“Sektori i arsimit në Komunën e Gjilanit, vazhdon të shënon rezultate në përgatitjen e kuadrove për punë, pas investimeve të cilat po bëhen në këtë fushë”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sipas të cilit, janë drejt përgatitjes së kuadrove të aftë për tregun e punës.

Sipas tij kabineti i Shkollës Teknike “Mehmet Isai” është pajisur me teknologji moderne si makinat CNC dhe printerët 3D, falë bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe bashkëvendësve tanë ndërmarrës nga Turqia.

EkoHigjiena

“Investim mbi 700.000 euro për avancimin e arsimit profesional. Përveç teknologjisë së avancuar, Komuna e Gjilanit, kujdeset edhe për mirëqenien dhe zhvillimin profesional të nxënësve me sigurim shëndetësor për praktikat jashtë shkollës dhe subvencion prej 1000 euro në vit akademik”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.