DYLON

Hyseni: Do të përkujdesemi që të ofrojmë kushte më të mira për bizneset e vogla

Hyseni: Do të përkujdesemi që të ofrojmë kushte më të mira për bizneset e vogla
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon t’i vizitojë bizneset e Gjilanit. Siç dihet, Hyseni në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, si kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit, doli i pari me votë, por se do të  jetë në garë në balotazh që do të mbahet me 14 nëntor, kundrejt Lutfi Hazirit të LDK-së, për t’u ditur definitivisht kush do të udhëheqë në mandatin e ri me Gjilanin.

“Gjatë vizitës së bizneseve të vogla, i dëgjuam hallet e problemet me të cilat përballen ata dhe shpalosëm pjesë nga programi qeverisës që ofron përmirësim të kushteve për këtë sektor”, ka thënë Hyseni, për t’u shprehur i bindur se alternativa që po e ofrojnë për qeverisje me Gjilanin po e gjen mbështetjen në të gjitha takimet që po i realizon. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.