• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Politikë
  3. Hyseni: Do ta shtyjmë përpara politikën e përfaqësimit gjinor edhe në nivelin lokal
Politikë

Hyseni: Do ta shtyjmë përpara politikën e përfaqësimit gjinor edhe në nivelin lokal

by Redaksia 2LONLINE 29 Qershor, 2021 3 min read
 Hyseni: Do ta shtyjmë përpara politikën e përfaqësimit gjinor edhe në nivelin lokal

Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan dhe deputeti Alban Hyseni, priti në takim Sekretariatin e Gruas Aktiviste të Qendrës dhe ndër të tjera tha se deputetet e Lëvizjes nuk janë bërë deputete me kuotë, por me votën e qytetarëve andaj zotohemi se do të shtyjmë përpara politikën e përfaqësimit gjinor edhe në nivelin lokal.

“Jemi duke u angazhuar maksimalisht, me takime në çdo lagje e në çdo fshat, që fitorja e Lëvizjes të jetë plebishitare edhe në nivel lokal”, ka thënë ai.

Ndërsa, Arijeta Rexhepi drejtuese e SGA-së tha se synojmë nivel më të lartë përfaqësimi të grave .

Deputetja Labinota Demi Murtezi, në fjalën e saj deklaroi se zotimet që po i japim tani përkthehen në marrje të obligimeve për neve. Jemi duke u mobilizuar shumë, në mënyrë që të gjithë bashkë të fitojmë edhe në nivelin lokal.

Deputetja Adriana Matoshi tha: “Prej se kam fillua të merrem aktivisht me politikë tani edhe si deputete jam bërë një me problemet e qytetarëve, një me gratë e vuajtura, jam bërë një me ato që kanë nevojë të dëgjohet zëri i tyre”.

Deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni tha se në çdo takim temë diskutimi është tetori. Kemi pak kohë deri në fitoren e madhe të 17 tetorit. Na duhet punë, angazhim e përkushtim maksimal për të arritur fitoren, e cila do të jetë fitore e gjithë qytetarëve të Gjilanit. 

Asambleistja Krenare Latifi shprehu disponimin e qytetarëve që po vërehet në çdo takim, disponim që tregon se ka ardhë fundi për ata që qeverisën keq e fillimi për ne e për qeverisje të mirë. Në këto zgjedhje duhet të fitojmë në shumë komuna, që ta kemi më të lehtë ndryshimin në nivel vendi.

Arbresha Berisha asambleiste: përfaqësimi sa më i madh i grave në vendimmarrje, mbetet synimi ynë.

Flutura Shabani aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje tha se për herë të parë në Kosovë, po njihet ligjërisht statusi i grave të dhunuara. Të drejtat e grave dhe politikat progresive, synojmë t’i aplikojmë tashmë edhe në nivelin lokal. /2LONLINE.com/

Tags: aktuale Alban Hyseni Gjilani Lëvizjes Vetëvendosje politika
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com