DYLON

Hyseni: Dhurimi i gjakut, një akt simbolik, por me ndikim të madh për ata që kanë më së shumti nevojë

Hyseni: Dhurimi i gjakut, një akt simbolik, por me ndikim të madh për ata që kanë më së shumti nevojë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtorë komunalë dhe bashkëpunëtorë nga Komuna e Gjilanit, iu bashkuan nismës për dhurimin e gjakut.

“Një akt simbolik, por me ndikim të madh për ata që kanë më së shumti nevojë”, tha Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, falënderoi ekipin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut për profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak – është një gjest i thjeshtë që mund të bëjë ndryshim të madh. Dhuro gjak, shpëto jetë”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.