DYLON

Hyseni dhe Sinani thonë se Gjilani mbetet shtëpi e hapur për Luginën

Hyseni dhe Sinani thonë se Gjilani mbetet shtëpi e hapur për Luginën
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku kanë biseduar lidhur me funksionalizimin e sportelit për pranimin e dokumenteve për të huaj në Qendrën për Pajisje me Dokumente të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gjilan.

I pari i Gjilanit, tha se: sot pritën në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

EkoHigjiena

Ai tregoi se një nga pikat kryesore të bisedës ishte funksionalizimi i sportelit për pranimin e dokumenteve për të huaj në Qendrën për Pajisje me Dokumente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila tashmë po shërben si adresë kryesore për të gjithë banorët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, e vende tjera.

“Përmes kësaj zyre, po lehtësojmë procedurat administrative dhe po punojmë intensivisht për t’u dhënë zgjidhje përfundimtare problemeve me dokumentacion dhe lejeqëndrim”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës theksoi se Gjilani mbetet shtëpi e hapur për Luginën, andaj bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të thellohet në çdo fushë, nga projektet infrastrukturore deri te mbështetja sociale e kulturore.

“Faleminderit mikes time Arditës për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm”, tha kryetari Hyseni.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, tha se sot në Gjilan zhvilluan një takim të rëndësishëm me kryetarin e komunës, Alban Hyseni, ku diskutuan për funksionalizimin e sportelit për pranimin e dokumenteve për të huaj në kuadër të Qendrës për Pajisje me Dokumente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili tashmë u shërben qytetarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të procedurave dhe zgjidhjes së çështjeve të dokumentacionit dhe lejeqëndrimit për qytetarët tanë”, tha Ardita Sinani.

E para e Preshevës, tregoi se në kuadër të kësaj vizite, zhvilluan edhe një takim pune në këtë zyrë, ku u njoftuan nga afër me ecurinë e aplikimeve, si dhe me sfidat dhe nevojat aktuale në ofrimin e shërbimeve.

“Theksuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe avancimin e pozitës së qytetarëve tanë”, tha Sinani.

Kryetarja shtoi se Gjilani mbetet një derë e hapur për Luginën dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të forcohet në të mirë të përbashkët.

“Faleminderit për mikpritjen dhe bashkëpunimin”, tha kryetarja Ardita Sinani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.