DYLON

Hyseni: Detyrë e jona si institucione është ta dokumentojmë dhe zbardhim Masakrën e Llashticës dhe kriminelet të vihen para drejtësisë

Hyseni: Detyrë e jona si institucione është ta dokumentojmë dhe zbardhim Masakrën e Llashticës dhe kriminelet të vihen para drejtësisë
Avatar photo Redaksia

“Ne bëmë homazhe pranë varreve të viktimave të Masakrës së Llashticës dhe ishim në hapjen e Ekspozitës me fotografi dokumentuese nga Masakra, fotografi të pa publikuara më parë.

Detyrë e jona si institucione është ta dokumentojmë dhe zbardhim Masakrën e Llashticës dhe kriminelet të vihen para drejtësisë|, ka shkruar në profilin e tij, Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Postimi  i plotë:

Viti 1999 ishte vit i vështirë, i gjithë vendi ishte i përfshirë në luftë.

Popullata civile ishte e pambrojtur edhe për faktin se ushtarakisht nuk ishim të barabartë me armikun, andaj viktimat ishin kryesisht civile.

Ditën e 30 prillit te vitit 1999, në Llashticë forcat serbe sulmuan banorët. Ata së pari i vranë, më pas dogjën kufomat, rrënuan shtëpinë dhe viktimat u varrosën në gërmadhat e shtëpisë së tyre.

Ajo që dikur ishte streha e tyre e sigurt, u bë varri. Ata u varrosën në vendin ku jetuan, aty ku përjetuan gëzimin e hidhërimin, aty ku dikur lindi jeta u bë morti.

Të mbijetuarit rrëfejnë për tmerrin që përjetuan gjersa familjarët e tyre vriteshin, digjeshin dhe varroseshin para syve të tyre.

Ne bëmë homazhe pranë varreve të viktimave të Masakrës së Llashticës dhe ishim në hapjen e Ekspozitës me fotografi dokumentuese nga Masakra, fotografi të pa publikuara më parë.

Detyrë e jona si institucione është ta dokumentojmë dhe zbardhim Masakrën e Llashticës dhe kriminelet të vihen para drejtësisë.

Lavdi të rënëve të Masakrës së Llashticës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.