DYLON

Hyseni: Dështon votimi i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave

Hyseni: Dështon votimi i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave
Avatar photo Redaksia

“Për herë të dytë radhazi, Kuvendi Komunal, në mbledhjen e saj nuk votoi për futjen në rend të ditës dhe as në votim propozimin e Drejtorisë Arsimit, për emërimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Hyseni tha se ka dështuar, për të dytën herë, votimi për themelimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave dhe se, sipas tij, mandatet e drejtorëve aktual, skadojnë më 13 qershor, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Komisioni i propozuar tash e dy muaj, ka këta anëtarë: Arsim Bejtullahu – drejtor në SHFMU “Abaz Ajeti”. Luan Kastrati – zyrtar në DKA. Një përfaqësues i propozuar nga MAShTI.

“Kam shpresuar shumë në reflektim të shpejtë për të mos bllokuar procesin jetik për shkollat”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.