DYLON

Hyseni: Cernica po bëhet me ndriçim publik, po krijohet një mjedis më i sigurt

Hyseni: Cernica po bëhet me ndriçim publik, po krijohet një mjedis më i sigurt
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë investimet në zgjerimin e ndriçimit publik në Komunën e Gjilanit. Tashmë punimet janë duke u realizuar në fshatin Cernicë, ku dhe ku lokalitet do të ketë rreth 4 kilometra ndriçim publik, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se ky projekt i cili po shkon drejt finalizimit po vlerësohet tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj ane.

EkoHigjiena

Për të parë nga afër punimet të cilat po realizohen në këtë fshat, ka dalë edhe kryetari i Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se realizimi i projektit të ndriçimit publik në fshatin Cernicë, po ecën me sukses të plotë.

“Me një gjatësi prej 4 kilometrash dhe një vlerë investimi prej 130 mijë eurosh, ndriçimi publik krijon një mjedis më të sigurt për të gjithë”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.