DYLON

Hyseni: Buxheti i komunës do të votohet nesër

Hyseni: Buxheti i komunës do të votohet nesër
Avatar photo Redaksia

“Situata e krijuar tash e shtatë muaj me mos miratimin e buxhetit për këtë vit, pritet të marr epilogun e duhur të enjten e 27 shkurtit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se pas takimit të fundit në Komitetit për Politikë dhe Financa, i është kërkuar të anuloj thirrjen për seancën urgjente të orës 16:00, e cila tashmë është anuluar.

EkoHigjiena

“Gjithashtu, në KPF u pajtuam që nesër, më 27.02.2025, si kryetar i komunës të thërras seancën e radhës urgjente, me fillim nga ora 10:00. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i projektbuxhetit për vitin 2025, të propozuar nga unë si kryetar i komunës”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit tha se përshëndet reflektimin e opozitës (LDK dhe PDK) si dhe arritjen e mirëkuptimit për të zgjidhur situatën e krijuar me buxhetin prej tashmë 7 muajsh.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.