DYLON

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë
Avatar photo Redaksia

“Sektori i bujqësisë, vazhdon të jetë një nga prioritetet e Komunës së Gjilanit, ku edhe po bëhen investime dhe po mbështeten fermerët”, thot[ kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili bashkë me drejtorin e bujqësisë vizituan fermën e një fermeri në fshatin Bukovik.

Kryetari Hyseni, theksoi se bujqësia, është shtyllë kryesore e qeverisjes se tyre.

EkoHigjiena

Ai tha se se bashkë me drejtorin e bujqësisë vizituan fermerin punëtor e të palodhshëm, Agimin, i cili prej më shumë se 20 vitesh nuk kishte pritur asnjë vizitë zyrtare në fermën e tij.

“Sot, jo vetëm që i dhamë vlerësimin që meriton, por pamë nga afër edhe rezultatet e mbështetjes sonë: intervenimet në infrastrukturën rrugore, sistemi modern i mjeljes, dhe subvencionimi për herë të parë me 10 cent për litër qumështi, po ndihmojnë drejtpërdrejt jetën e përditshme të fermerëve tanë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se fermerët si Agimi janë pasqyra e punës sonë. Ata janë forca që e mban të gjallë jetën në fshat dhe ekonominë lokale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.