DYLON

Hyseni: Bresalci bëhet me trotuar, drunj dekorativ dhe ndriçim publik

Hyseni: Bresalci bëhet me trotuar, drunj dekorativ dhe ndriçim publik
Avatar photo Redaksia

Kanë nisur punimet për ndërtimin e trotuarit në fshatin Bresalc.

Pos trotuarit me gjatësi prej 1.8 kilometrash, do të ketë edhe drunj dekorativ dhe ndriçim publik.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin, atë për Gjeodezi dhe Kadastër Bekim Salìhun, këshilltarët komunalë Blerim Hazirin e Besnik Shalën dhe zyrtarë e banorë të fshatit, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë 170,000 euro investim për trotuarin e ri në Bresalc, më shumë siguri dhe funksionalitet në segmentin prej 1.8 kilometrash.

“Trotuari i ri do të jetë i rrethuar me drunj dekorativ dhe i pajisur me ndriçim publik bashkëkohor, një kombinim që sjell jetë dhe qetësi në lëvizjen e përditshme të banorëve”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se për Gjilanin që duam, ndryshimi po bëhet në secilin fshat e secilën lagje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.