DYLON

Hyseni: Bilinica po bëhet me rrugë të reja në një gjatësi prej 2 mijë e 314 metra

Hyseni: Bilinica po bëhet me rrugë të reja në një gjatësi prej 2 mijë e 314 metra
Avatar photo Redaksia

“Në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës në fshatrat e Komunës së Gjilanit, tashmë janë duke u asfaltuar rrugët e fshatit Bilinicë. Totali i dhjetë rrugëve që janë duke u asfaltuar në këtë fshat është  2 mijë e 314 metra”, thonë drejtuesit e Komunës se Gjilanit.

Sipas tyre, kostoja e këtij projekti kapë shumën prej 64 mijë e 678.92 euro.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Mentor Mihovcin, kanë parë nga afër punimet e asfaltimit të rrugëve të këtij lokaliteti.

“Po vazhdojmë investimet në infrastrukturën e fshatrave të harruara nga e kaluara” , tha i pari i Gjilanit.

Sipas tij investime jo të pakta po bëhen nga fshatrat drejt qytetit, me qëllim të ngritjes së perspektivës edhe në fshatra. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.