DYLON

Hyseni: Bashkë me Haxhiun realizuam një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me qytetarë, ndërmarrës dhe profesionistë…

Hyseni: Bashkë me Haxhiun realizuam një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me qytetarë, ndërmarrës dhe profesionistë…
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se kanë mirëpritur sot në Gjilan, Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku, siç tha ai: “bashkë realizuam një agjendë intensive dhe mjaft produktive, me qëllim bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët e komunës tonë”.

“Vizitën e nisëm në Bresalc, ku vizituam fabrikën e qeseve dhe plastikës Pani. Pamë nga afër procesin e prodhimit dhe diskutuam me drejtuesit e biznesit për sfidat e përditshme të ndërmarrësisë lokale, si dhe për format se si institucionet mund të ofrojnë më shumë mbështetje për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik dhe industrial”, tha Hyseni.

EkoHigjiena

Sipas tij, Më pas, vazhduan me një takim frymëzues me vajzat dhe gratë e komunës së Gjilanit, ku gjatë bashkëbisedimit të hapur, trajtuan çështjet që lidhen me fuqizimin e tyre në shoqëri, rritjen e hapësirave për vendimmarrje dhe rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme institucionale.

“Vizitën e përmbyllëm në një ambient shumë miqësor, me profesoreshat e nderuara të qytetit tonë, me të cilat biseduam për politikat e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore në trajnimin e mësimdhënësve dhe ngritjen e kapaciteteve. Faleminderit Kryeparalamentares Haxhiu për vizitën dhe gatishmërinë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë”, ka thënë Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.