DYLON

Hyseni: 12 vjetët e Universitetit janë vetëm fillimi, historia e UKZ-së po vazhdon të shkruhet

Hyseni: 12 vjetët e Universitetit janë vetëm fillimi, historia e UKZ-së po vazhdon të shkruhet
Avatar photo Redaksia

Në shënimin e 12 vjetorit të themelimit të Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit. Alban Hyseni.

Ai tha se 6 marsi është një ditë e veçantë jo vetëm për Epopenë e UÇK-së, por edhe për shënimin e këtij përvjetori.

EkoHigjiena

Sipas tij ky përvjetor shënon 12 vjet përpjekje, rritje e arritje në shërbim të dijes për komunitetin e regjionin tonë.

“Është një moment krenarie besoj për të gjithë ne, teksa kujtojmë rrugëtimin nga fillimet e thjeshta deri te një institucion arsimor të respektuar që është arritur sot”, tha kryetari Alban Hyseni.   

I pari i Gjilanit shtoi se ky përvjetor medoemos na sjell në mendje edhe dashurinë e Kadri Zekës, për dije dhe veçanërisht për liri. E kur dija e liria janë bashkë atëherë edhe rezultatet janë kulmore e të pandashme.

“Dija për 12 vjet ishte drita që ka ndriçuar rrugën tonë përmes Universitetit Kadri Zeka.  Teksa shënojmë këtë përvjetor ne festojmë suksesin e UKZ-së  bashkërisht”, tha Hyseni.

Sipas  tij ky sukses matet jo vetëm me vitet e  ekzistencës së tij, por me ndikimin që ka pasur në shoqërinë tonë ku mijëra të diplomuar kanë dalë nga këtu.  

Kryetari i komunës, shtoi se si institucione lokale kanë realizuar projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve. 

Ai theksoi se ka përpjekje të vazhdueshme për gjetjen të hapësirave të përshtatshme për UKZ-në dhe të arrihet një zgjidhje. Dhe tashmë janë dy lokacione për UKZ-në të cilat nesër do të votohen në Kuvendin Komunal.

“Kjo është përpjekje e pandalshme tash e 12 vjet e cila rastis të kulmoi nesër.  12 vjetët e universitetit janë vetëm fillimi, historia e UKZ-së po vazhdon të shkruhet. Sukseset do të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen ashtu siç do të jetë edhe krenaria”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.