Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për qytetin tonë
“Shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese apo parqeve në Komunën e Gjilanit, është rritur si asnjëherë më parë. Krahas saj është shtuar edhe përkujdesja e mirëmbajtjes së këtyre hapësirave”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai shtoi se zgjerimi i hapësirave gjelbëruese vazhdon të rritet edhe me parqe të reja për qytetarët.
Kryetari Hyseni tha se 12 parqe janë frymëmarrje për qytetin tonë.
“Një nga arritjet më të prekshme gjatë këtij mandati është transformimi i hapësirave publike në zona të gjelbra dhe relaksi për qytetarët tanë”, tha ai.
I pari i Gjilanit, theksoi se janë 8 parqe të rregulluara në 3 vite e gjysmë dhe Parku “Banja” është vetëm një prej tyre.
“Por nuk ndalemi këtu, shumë shpejt do të njoftojmë edhe për 4 parqe të reja, të planifikuara dhe gati për realizim. 12 parqe të reja në total, për 4 vjet qeverisje janë një hap i madh për një qytet më të gjelbër, më të bukur dhe më të jetueshëm”, thotë kreu i komunës, Alban Hyseni. /2LONLINE/





