DYLON

Huruglica viziton ASK-në në Gjilan, theksohet roli i statistikave në vendimmarrje

Huruglica viziton ASK-në në Gjilan, theksohet roli i statistikave në vendimmarrje
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilanit, Haki Huruglica, ka vizituar Zyrën Rajonale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në Gjilan, ku u takua me udhëheqësin e saj, Afrim Dermaku.

Gjatë takimit u diskutua rëndësia e të dhënave statistikore të sakta dhe të besueshme në pasqyrimin e gjendjes ekonomike, sociale dhe demografike, si dhe roli i tyre në planifikimin e qëndrueshëm në nivel lokal.

EkoHigjiena

Palët theksuan nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim sigurimin e të dhënave më cilësore dhe më të përditësuara, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje më efikase dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.