DYLON

Huruglica: Të rinjtë që kërkojnë punë dhe bizneset që kërkojnë punëtorë, duhet të lidhen pa pengesa

Huruglica: Të rinjtë që kërkojnë punë dhe bizneset që kërkojnë punëtorë, duhet të lidhen pa pengesa
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka vizituar Qendrën e Punësimit në Gjilan, ku është prit nga udhëheqësi i saj Petrit Vokshi.

“Të rinjtë që kërkojnë punë dhe bizneset që kërkojnë punëtorë, nuk duhet të mbeten larg njëri-tjetrit, duhet të lidhen drejtpërdrejt, pa pengesa dhe pa humbur kohë”, tha Huruglica.

EkoHigjiena

Më tej drejtori për Zhvillim Ekonomik, theksoi se bashkë me Petrit Vokshin nga Qendra e Punësimit në Gjilan, diskutuan rreth hapave konkretë për të mbështetur të rinjtë dhe bizneset vendëse, me fokus të veçantë në krijimin e mundësive të reja për punësim dhe lidhjen më të drejtpërdrejtë të tregut të punës me potencialin profesional në komunën tonë.

“Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, mbetet e përkushtuar për të ndërtuar politika dhe iniciativa që japin rezultate konkrete dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, tha drejtori Haki Huruglica. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.