Huruglica mirëpret në takim përfaqësuesit e KFOR-it turk në Gjilan
Në vazhdën e takimeve të rregullta, Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilanit, Haki Huruglica u takua me përfaqësuesit e KFOR-it turk në Gjilan, Majorin Rahmi Yıldırım dhe zëvendësin e tij, Murat Güneş.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin ekonomik të Gjilanit, potencialin që ofron dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim në mbështetje të ekonomisë lokale dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët.
Sipas drejtorit Huruglica, përfaqësuesit e KFOR-it ndanë përvojën e tyre nga terreni, duke theksuar mbështetjen që ofrojnë për familjet e të gjitha komuniteteve përmes ndihmave dhe projekteve në arsim, bujqësi dhe zhvillim rural.
“Në një ditë me emocione sportive, biseda preku edhe ndeshjen Kosovë-Turqi, ku entuziazmi ishte i madh nga të dyja palët. Përtej rezultatit, Turqia mbetet një shtet mik dhe aleat i ngushtë i Republikës së Kosovës. Takimi u përmbyllë me përkushtim të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin, me synimin që Gjilani të ketë më shumë zhvillim, më shumë vende pune dhe më shumë perspektivë për qytetarët e tij”, ka bërë me dije, Haki Huruglica, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilanit. /2LONLINE/
