DYLON

Huruglica: Mbështetja institucionale nuk do të mungojë veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës sportive

Huruglica: Mbështetja institucionale nuk do të mungojë veçanërisht në përmirësimin e infrastrukturës sportive
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Haki Huruglica, është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi.

Ai e ka vlerësuar takimi shumë konstruktiv dhe pozitiv, ku diskutuan për zhvillimin dhe avancimin e projekteve sportive në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

“U dakorduam për rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë të projekteve të nisura, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në funksion të realizimit të projekteve të reja. Mbështetja institucionale nuk do të mungojë për Gjilanin, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës sportive, në shërbim e të rinjve dhe komunitetit në përgjithësi”, ka thënë drejtori Haki Huruglica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.