DYLON

Huruglica: Komuna e Gjilanit dhe Help rrisin mbështetjen nga 35 në 65 biznese, me investim total prej 162,500 eurove

Huruglica: Komuna e Gjilanit dhe Help rrisin mbështetjen nga 35 në 65 biznese, me investim total prej 162,500 eurove
Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Haki Huruglica, ka bërë me dije se sot është nënshkruar Aneksi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe organizatës Help – Hilfe zur Selbsthilfe, në kuadër të projektit “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, të financuar nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).

Numri i përfituesve rritet nga 35 në 65 biznese, duke shtuar edhe 30 grante të reja.

EkoHigjiena

Vlera e përgjithshme e investimit arrin në 162,500 euro, me mbështetje mesatare prej 2,500 euro për përfitues, përmes bashkëfinancimit nga Help dhe Komuna e Gjilanit.

“Ky program synon të mbështesë zhvillimin e bizneseve, vetëpunësimin dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik organizon sesionin informues më 15 tetor 2026, nga ora 10:00 deri në 11:00, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan.  Ftohen të gjithë përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët e interesuar të marrin pjesë për t’u informuar rreth kritereve, kushteve dhe mënyrës së aplikimit për përfitimin nga ky program”, ka bërë me dije drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Haki Huruglica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.