DYLON

Huruglica: Investimet e huaja dhe diaspora, mundësi për zhvillimin ekonomik të Komunës së Gjilanit

Huruglica: Investimet e huaja dhe diaspora, mundësi për zhvillimin ekonomik të Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilani, Haki Huruglica  ka thënë se investimet e huaja dhe angazhimi i diasporës janë një mundësi e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas tij, përmes bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, synojmë të sjellim ekspertizë, projekte të reja dhe mundësi konkrete për investime në vend.

EkoHigjiena

“Në këtë kuadër, sot zhvilluam një takim me Zëvendëskryeministren, znj. Donika Gërvalla, dhe një delegacion nga Zvicra, të përbërë nga Dr. François Lefort dhe z. Vincent Compagnon.  Diskutuam për një nismë konkrete në sektorin e fidanishteve, prodhimit të fidanëve dhe materialit bimor, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, ka thënë drejtori Huruglica, transmeton Portali 2LONLINE.

Ai thekso se mbështetja institucionale dhe përfshirja e diasporës janë thelbësore për ta kthyer këtë interes në projekte konkrete.

”Besojmë se bashkëpunime të tilla mund të sjellin investime të reja, transferim të njohurive dhe hapje të mundësive të reja për bizneset dhe ekonominë e Kosovës”, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Haki Huruglica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.