DYLON

Huruglica: 70 përfitues përkrahen për zhvillimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Gjilan

Huruglica: 70 përfitues përkrahen për zhvillimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Gjilan
Redaksia

“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën Help – Hilfe zur Selbsthilfe, ka përmbyllur procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së përfituesve në kuadër të projektit “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, të financuar nga BAMF dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Gjilanit”, ka bërë të ditur drejtori i kësaj drejtorie Haki Huruglica.

Sipas tij, nga gjithsej 187 aplikime të pranuara, komisioni vlerësues i organizatës Help ka realizuar vlerësimin e aplikimeve dhe vizitat në terren me 85 aplikantë. Pas përfundimit të procesit, janë përzgjedhur 70 përfitues, 2 aplikantë janë vendosur në listën e pritjes, ndërsa 13 janë klasifikuar si të papërzgjedhur.

EkoHigjiena

Huruglica ka theksuar se i gjithë procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes është udhëhequr nga parimet e transparencës, paanshmërisë dhe barazisë. Çdo aplikim është shqyrtuar me përgjegjësi dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara, duke garantuar që përzgjedhja të bëhet mbi bazën e meritës, pa favorizime dhe pa asnjë formë diskriminimi.

“Falënderojmë Drejtoreshën e Organizatës Help për Kosovë, znj. Shqipe Breznica, si dhe komisionin vlerësues, të udhëhequr nga z. Rrezart Shala, për punën, profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë procesit, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer. Të gjithë përfituesve, u urojmë shumë suksese, duke shpresuar që kjo mbështetje të jetë një shtysë modeste por e rëndësishme dhe pikënisje për zhvillimin e mëtejmë të bizneseve të tyre, krijimin e mundësive të reja dhe realizimin e synimeve të tyre”, ka thënë Haki Huruglica, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.