DYLON

Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në

Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadorin e Republikës së Hungarisë në vendin tonë, József Bencze në vizitën e tij të parë në Ministrin e Mbrojtjes.

Ambasadori Bencze vlerësoi lart rëndësinë e partneritetit në mes dy ministrive duke shprehur gatishmërinë e shtetit hungarez dhe institucioneve të saj në mbështetjen e mëtejme të FSK-së për arritjen e objektivave të saj.

Ministri Quni, nga ana e tij falënderoi për vizitën dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritashme të Hungarisë në të gjitha fushat, përmes kontributit me kontingjentin ushtarak në kuadër të KFOR-it, në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të Ministrisë së Mbrojtje dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu kërkoi ofrimin e eksperiencës për procesin reformues të FSK-së si dhe eksperiencën e zbatuar të institucioneve hungareze për procesin integrues euroatlantik në NATO. Ministri Quni, në vazhdim theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, janë në proces të realizimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, proces i cili zhvillohet në transparencë të plotë, dhe si gjithmonë, në koordinim të plotë me partnerët tanë.

Në fund të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. Në takimin përkatës, Ministri Quni shoqërohej nga këshilltari i tij poltik, Feriz Trezhnjeva, kurse ambasadori Bencze shoqërohej nga sekretari i dytë i ambasadës hungareze, Zoltan Gulyas.

Marrëveshja dypalëshe e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës (ish-Ministrisë së FSK-së) dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Hungarisë, është nënshkruar më 10 qershor 2016 në Budapest. Marrëveshja përcakton bashkëpunimin në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, shkëmbimit të përvojave në menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e krizave, rrugën e integrimeve euroatlantike etj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.