DYLON

Hungaria do të vazhdojë ta mbështes Kosovën

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi ambasadorin Markusz për detyrën e re dhe vlerësoi lart mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi. Ajo tha se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

EkoHigjiena

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.