Për të humbur peshën e padëshiruar nuk është e thënë se gjithsesi duhet të mbani një dietë.
Këto janë disa nga zakonet më të shëndetshme sipas ekspertëve.
Vendosni qëllime reale
Gabimi më i zakonshëm tek njerëzit është se vendosin qëllime që nuk mund t’i arrijnë. Për të arritur rezultatet që dëshironi duhet të keni qëllime të arritshme.
Mos qëndroni të uritur
Uria është armiku më i madh i humbjes së peshës. Nuk duhet të qëndroni asnjëherë i uritur. Duhet të hani ushqime që përmbajnë fibra dhe proteina.
Hani proteina gjatë gjithë ditës
Proteina ndihmon të përmirësoni metabolizmin tuaj duke ndihmuar në mbajtjen e masës së muskujve. Në çdo vakt duhet të keni ushqime me proteina.