DYLON

Humb kontrollin mbi veturën e tij, del nga rruga dhe godet një urë betoni

Humb kontrollin mbi veturën e tij, del nga rruga dhe godet një urë betoni
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku, ku shoferi i një veture humb kontrollin mbi automjetin e tij, del jashtë rruge dhe godet një urë betoni.

Lëndime pësojnë drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtarët në veturë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasojë e lëndimeve më të rënda janë transportuar për në QKUK, Prishtinë.

EkoHigjiena

Raporti i policisë

AKSIDENT TRAFIKU

Gjilan 27.06.2021-00:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën VW Jetta me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe godet një urë betoni. Si pasojë e aksidentit drejtuesi dhe katër pasagjerë  (dy femra kosovare, një mashkull kosovar dhe nja mashkull shtetas i huaj) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasoj e lëndimeve të renda janë transportuar ne QKUK Prishtinë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.