DYLON

Humb kontrollin, e godet murin

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Një automjet i udhëtareve i markës Opel-Vectra drejtuar nga Vozitës E. D. Lindur me 1981 me vendbanim të përhershëm në Kamenicë, është aksidentuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Si rrjedhojë edhe vozitës edhe pasagjeri kanë pësuar lëndime.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit ka thënë se deri te aksidenti i trafikut besohet se ka ardhur atëherë kur vetura ishte duke  lëvizur nga qendra e qytetit në drejtim të rrugës  “Zija Shemsiu”  përball Shkollës së Mesme Teknike në Gjilan, por se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, vozitësi e ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka goditur  murin nga betoni skaj rruge.

EkoHigjiena

Hashani tha se si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka pësuar vozitësi E. D. si dhe pasagjeri (K. M. nga fshati Topanicë komuna e Kamenicës), të cilët ndihmë mjekësore kërkojnë fillimisht në  Qendra Emergjente  në Gjilan, ndërsa pas tretmanit mjekësor vozitësi E. D,. transferohet në QKUK në Prishtinë me lëndime serioze.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve të trafikut Rajonal. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.