DYLON

Humb jetën tragjikisht, me motoçikletë përplaset për veturën e parkuar

Humb jetën tragjikisht, me motoçikletë përplaset për veturën e parkuar
Avatar photo Redaksia

Më 16 qershor 2019 rreth orës ‪23:40‬, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka ndodhur një aksident trafiku, në fshatin Koretin, Komuna Kamenicê. Njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjur rastit dhe me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur, kur vozitësi I motoçiklete dyshohet se nga mos përshtatja e shpejtësisë ka humbë kontrollin ndaj drejtimit të mjetit duke u përplas jashtë rrugës, në një automjet të parkuar në trotuar.

“Si pasojë e plagëve të marra vozitësi F. S. (1995) ka ndërruar jetê, ndërsa pasagjeri i lënduar rëndë fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit e më pastaj në QKUK në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i udhëheq hetimet lidhur me kêtë vet aksident të rêndë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.