Pas një aksidenti tragjik në komunikacion ka humbur jetën deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe Kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Pritet të mbërrijë edhe Sali Berisha.
Policia ka bllokuar qarkullimin në të dyja drejtimet e këtij aksi rrugor
Aksidentohet rëndë deputeti Sokol Olldashi
Si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes afër lapidarit të Krrabës në aksin Tiranë – Elbasan, është lënduar rëndë, deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
Të dhënat e para tregojnë se përveç Olldashit ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër. Në vendngjarje kanë mbërritur dy ambulanca, forcat e policisë së komisariatit numër 1 dhe policia rrugore.