DYLON

Humb jetën aksidentalisht një fëmijë i moshës 6-vjeçare

Humb jetën aksidentalisht një fëmijë i moshës 6-vjeçare
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë i moshës 6-vjeçare ka vdekur në Verbicë e Kmetocit  të Gjilanit.  Sipas njoftimit të policisë, fëmija ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit

Njoftimi i plotë i policisë:

EkoHigjiena

Me 04 gusht 2021 rreth orës 11:11, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në fshatin Verbicë e Kmetovcit komuna Gjilan është lënduar një fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësiti patrollues me udhëheqësin e ndërrimit. Nga hetimet e para dyshohet se dyert e metalit të oborrit të shtëpisë ishin rrëzuar aksidentalisht dhe kishin lënduar një fëmijë të moshës gjashtë vjeç, të lënduarit fillimisht i është ofruar ndihma e parë në një spital privat. Sipas raporteve të mjekut gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe se i njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK, në Prishtinë për tretman të mëtejmë.

 Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, nga QKUK na kanë njoftuar se fëmija ka vdekur.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i Krimeve të rënda si dhe inspektori i punës.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan në koordinim me prokurorinë e shtetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.