Humanizmi i Policisë së Kosovës: Dhurojnë vullnetarisht gjak!

Humanizmi i Policisë së Kosovës: Dhurojnë vullnetarisht gjak!

“Dhuro gjak, shpëto jetë!” “Dhurim vullnetar i Gjakut nga Polica e Kosovës njësitet Rajonale dhe të stacionit policor të Gjilanit”.

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të policisë Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me “Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut” në Prishtinë kanë organizuar në lokalet e stacionit policor të Gjilanit dhënien vullnetare të gjakut.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pjesëtarë të stafi udhëheqës rajonal, policë të stacionit policor të Gjilanit, dhe pjesëtar të stafit civil në kuadër të policisë së Kosovës në Gjilan i janë përgjigj kësaj thirrje me moton: “Dhuro gjak, shpëto jetë!” ku rreth 35 pjesëtar të Policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak.

Ky aksion me karakter humanitar po gjen përkrahje të gjerë te eprorët, policët dhe stafi civil brenda strukturave të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës gjithmonë është e përkushtuar në përkrahje dhe në shpëtim jete të qytetarëve të vet”, ka thënë Hashani.

KOMENTE