DYLON

Hughes: Januzaj, talent i jashtëzakonshëm

Avatar photo Redaksia

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes mendon se futbollisti i ri i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka nevojë për të mësuar se si t’i përballojë më mirë ndërhyrjet e ashpra në futbollin anglez dhe mendon se Ryan Giggs është njeriu i duhur që mund t’i japë mësim në këtë drejtim.

“Është e tmerrshme ajo çfarë mund të bëjnë kundërshtarët me të aktualisht, duke pasur parasysh se ai është një talent i jashtëzakonshëm. U takon gjyqtarëve ta mbrojnë, kjo është punë e tyre”, ka theksuar Hughes. Megjithatë, ai mendon se Januzaj duhet të mësohet me lojë të tillë të ashpër dhe duhet të mësojë shumë nga Ryan Giggs, i cili po ashtu e nisi karrierën shumë i ri dhe ka përvojë të madhe në këtë drejtim.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.