DYLON

Hudhra – kurrsesi para dhe pas operacionit

Avatar photo Redaksia

Testimet kanë treguar që hudhra e pjekur është më shëruese se hudhra e re dhe tërësisht e padëmshme. Megjithatë, disa persona reagojnë keq në disa përbërës të hudhrës, prandaj tek ata pas konsumimit mund të shfaqen vështirësi të caktuara – djegiet apo urthi dhe dhimbja në stomak, fryrja, gazrat, të përzierat, gjakrrjedhja nga stomaku, djegia gjatë urinimit, madje edhe nervozizmi.

Kurrsesi me ginkgo biloba – Duheni të keni kujdes kur njëkohësisht konsumoni hudhër dhe preparate në bazë të bimës ginkgo biloba ose dozave të larta të vitaminës E, sepse mund të vijë deri te problemet e caktuara (për shkak të gjakrrjedhjes së shtuar).

EkoHigjiena

Kurrsesi me ilaçet për sëmundjen e enëve të gjakut – Në rastin e përdorimit të njëkohshëm të hudhrës dhe preparateve në bazë të heparinës, aspirinës ose ilaçeve për sëmundjet e enëve të gjakut, duheni gjithsesi të këshilloheni me mjekun.

Kurrsesi para dhe pas operacionit – Pasi që mund të ketë kundërindikacione me ilaçet e tjera dhe shtesat e ushqimit, rekomandohet pauza në konsumimin e hudhrës disa javë para dhe pas cilitdo operacion.

Alergjitë – Rrallë ndodh, por hudhra tek disa persona mund të shkaktojnë reaksion alergjik, i cili manifestohet me skuqje, temperaturë dhe dhimbje koke.

Kurrsesi me antikoagulantë dhe nëse keni anemi dhe probleme me veshka – Në sasitë shumë të mëdha mund të ketë efekt të dëmshëm në veshka, si edhe në reduktimin e numrit të rruazave të gjakut. Prandaj personat anemik, por edhe ata që marrin antikoagulantë (mjete kundër mpiksjes së gjakut) duhet ta konsumojnë hudhrën ne mënyrë të kontrolluar.
Vërejtje: Nëse stomaku e përballon me vështirësi hudhrën, përgatiteni kremin nga hudhra: grimcojeni, përzieni me gjalpë dhe lyejeni bukën me të.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.