Hudhra është shumë efikase në trajtimin e hemorroideve, edhepse në fillim mendoja se hemorroidet nuk shërohen mirëpo pas informimit se si shkaktohen ato e kuptova se hudhra jo vetëm i shëron por edhe i parandalon hemorroidet…
Hemorroidet janë përmbledhje e venave që ndodhen në kanalin anal ndërsa funksioni i tyre primar është kontrollimi i jashtëqitjes, andaj pasi të irritohen dhe të marrin ndezje, i quajmë hemorroide.
Mënyra e parë e përdorimit të hudhrës është supozitore
Kjo ndoshta është mënyra më e mirë e trajtimit të hemorroideve me hudhër pasiqë është metoda më direkte, më e shpejtë dhe më efektive. Para se të filloni me trajtimin e tillë të hemorroideve duhet të kuptoni se pse marrin ndezje dhe çfarë mund të bëni në lidhje më këtë.
Sipas disa studimeve, hemorroidet fitohen kur njerëzit “shtyejnë” jashtëqitjen pasiqë ashtu krijojnë presion të lartë në hemorroide dhe kjo është arsyeja pse “fryhen”.
Arsyeja pse “shtyejmë” në tualet është zënia kaps andaj hapi i parë në shërimin e hemorroideve është të lirohemi nga kapsllëku, ndërsa për këtë ekzistojnë dy hapa të thjeshtë :
Hapi i parë është të konsumoni tre lugë me fara liri në ditë që të ju ndihmojë me tretjen e ushqimit.
Hapi i parë është të pimë të paktën pesë gota me ujë në ditë, tri në mëngjes pasiqë të zgjohemi dhe pastaj mund të pini sa të doni.
Nëse nuk i bëni këto dyja, e keni vështirë të liroheni nga hemorroidet.
Çdo natë merrni nga një thelb të qëruar hudhre dhe shtypeni në hapjen anale, aq sa të fillojë të dalë lëngu i hudhrës. Në fillim mund të keni dhembje mirëpo pas disa seancave do të ndjeni relaksim.
Hapi tjetër është të hani hudhër të gjallë pasiqë hudhra ka cilësi kundër ndezjeve ndërsa hemorroidet janë një lloj i ndezjes.
Para se të hani hudhër duhet të hani diç tjetër pasiqë hudhra mund të “zgjojë” stomakun tuaj nëse është i zbrazët.