DYLON

Hoxhaj: Nuk i njohim vendimet e Kuvendit, do t’i drejtohemi Gjykatës

Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimet që janë marrë sot në Kuvendin e Kosovës, kur u bë konstituimi dhe u zgjedh kryetar i Kuvendit, Isa Mustafa nga LDK.

Këto deklarata, janë thënë nga zyrtarë të PDK-së, në momentet kur janë dalë nga mbledhja emergjente e kryesisë së PDK-së.

EkoHigjiena

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka deklaruar për media se PDK e ka dënuar ashpër ngjarjen e sotme.

Hoxhaj ka thënë se sot, u tentua që të uzurpohet institucioni më i lartë i shtetit, Kuvendi i Kosovës.

“Brenda këtyre ditëve, për të mos thënë brenda këtyre orëve duke e konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jo valide vendimet e marra në seancën e sotme, PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e sotme për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion”, ka thënë Hoxhaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.