DYLON

Hoxhaj: Nesër miratohet MSA-ja për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Komisioni Evropian (KE) nesër do ta miratojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Kjo është bërë e ditur sot në Parlamentin Evropian dhe është lajm i mirë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

EkoHigjiena

Ky është hapi i parë që Kosova si shtet e bën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas MSA-së vije faza e aplikimit për vend kandidat, pastaj kandidatura dhe hapja e negociatave përfundimtare për anëtarësim, e që është proces i gjatë.

Procesi i MSA-së me BE-në është një proces përgjatë të cilit vendi që ka dëshirë të krijojë marrëdhënie më të afërta me BE-në – sidomos në fushën e tregtisë së lirë – dhe kalon nëpër reforma legjislative dhe administrative për tu përgatitur për një gjë të tillë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.