DYLON

Hoxhaj mirënjohje Ganës për njohjen e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Ganës në Turqi, jo-rezident për Kosovën, Alhaji Ibrahim Abass, i cili i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale.

Kjo është vizita e parë në Kosovë e ambasadorit të Ganës, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në tetor të vitit 2012.

EkoHigjiena

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin për progresin e madh që është arritur në Kosovë në të gjitha fushat, duke e falënderuar Ganën për njohjen e Kosovës, dhe çmuar lartë vullnetin e këtij shteti për të bashkëpunuar në shumë fusha.

“Përtej njohjes dhe vendosjes së relacioneve formale, Republika e Kosovës është e interesuar që të kemi një dimension të gjerë bashkëpunimi në ekonomi, tregti, kulturë dhe shkëmbime ndërmjet dy shoqërive tona”, tha ministri Hoxhaj.

Ambasadori jo-rezident i Ganës në Kosovë, Alhaji Ibrahim Abass, ka vlerësuar lartë progresin në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e tij për të ndërtuar relacione të fuqishme ndërmjet Ganës dhe Kosovës.

Ambasadori Abass i përcolli ministrit Hoxhaj ftesën për të zhvilluar një vizitë pune në kryeqytetin e Ganës, Accra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.